IRLANDË – Homoseksuali Leo Varadkar zgjidhet kryeministër

IRLANDË – Homoseksuali Leo Varadkar zgjidhet kryeministër

396
0

 

 

Leo Varadkar, 38 vjeç, mulat dhe homoseksual, u zgjodh sot kreu i partisë irlandeze së qendrës së djathtë Fine Gael dhe do të bëhet kryministri i ardhshëm i vendit brenda 10 ditëve. “Leo Varadkar, i cili do të jetë shefi më i ri i ekzekutivit në historinë e vendit, u zgjodh sot në krye të partisë me 60 për qind të votave përballë Simon Coveney”, theksoi partia e tij në rrjetin social Twitter. Ardhja në pushtet i një profili si i tij ilustron ndryshimet e thella që kanë tronditur shoqërinë irlandeze, me tradita të forta katolike, që prej dekadash.