I nxehti përvëlues, disa vende me alarm të kuq

I nxehti përvëlues, disa vende me alarm të kuq

483
0

Valë e të nxehtit e etiketuar si “Luciferi” vazhdon të nxehë në të gjithë Evropën Jugore. Shtrirja “satanike” e temperaturave ka bërë që në Spanjë, termometri të shkojë 44 gradë. Deri tani, të paktën pesë njerëz kanë vdekur në Itali dhe Rumani. Temperaturat jashtëzakonisht të larta po regjistrohen në zona që përfshijnë zona si Spanja dhe Portugalia, Franca jugore, Italia, Ballkani dhe Hungaria. Pranimet e spitaleve kanë shënuar një rritje 15-20 për qind në Itali, ku të paktën tre vetë kanë vdekur.

Cilat vende kanë pasur motin më të nxehtë?

Hulumtuesit e motit kanë paralajmëruar se rreziku i rrezikshëm i nxehtësisë ka vënë në rrezik jetën në kontinent. Meteoalarm – një operacion i gjerë në Evropë, i përbërë nga dhjetëra shërbime kombëtare të motit – ka paralajmëruar se “dëmet dhe aksidentet e mëdha kanë gjasa, në shumë raste të jenë me rrezik për jetën”. Alarmi i kuq, jepet për vende të konsideruara si “shumë të rrezikshme” dhe që do të thotë se parashikimet flasin fenomene meteorologjike jashtëzakonisht intensive dhe këtu përfshihen vende si Italia, Zvicra, Kroacia dhe Polonia. Alarmi portokalli- do të thotë pritet mot i rrezikshëm dhe që përfshin vende si Spanja, jugu i Francës, Greqia dhe pjesa më e madhe e Mesdheut.

 

Cila është parashikimi i fundit?

 

Temperaturat në Evropën Jugore vazhduan të rriteshin gjatë së shtunës, të dielës dhe në vazhdim. Në Itali, lagështia dhe faktorë të tjerë po bëjnë që temperatura të ndihet shumë më e nxehtë në të ashtuquajturën temperaturë “e perceptuar”, e cila në Campania, rajon rreth Napolit, është vlerësuar të premten rreth 55 gradë. Zjarrfikësit po luftojnë zjarre gjithëpërfshirëse në të gjithë Korsikën dhe Evropën Jugore mes valës vdekjeprurëse të nxehtësisë. Autoritetet franceze kanë transportuar zjarrfikës dhe kamionë nga kontinenti në Korsikë për të ndihmuar në shuarjen e një flakërimi që ka ndezur për dite të tëra.