Horoskopi javor 15-21 prill

Horoskopi javor 15-21 prill

521
0

Dashi

 

Kjo javë do të mjaft premtuese për ju të shenjës së dashit, ndërkohë që mendimet e reja nisin që ditën e hënë. E premtja dhe hëna e plotë pritet t’iu sjellin romancën që keni pritur prej kohësh. Gjithashtu kjo javë është mjaft premtuese sa i përket të ardhurave dhe shtimit të parave. Venusi në shenjën tuaj do ju ndihmojnë të jeni tërësisht të parrezistueshëm.

 

Demi:

 

Hëna e plotë ditën e premte do t’iu ndihmojë ju të shenjës së demit të rregulloni pjesën e shëndetit dhe mirëqenies. Duket se i gjithë universi është në shërbimin tuaj për të arritur qëllimet tuaja. Gjithashtu Venusi do të jetë pranë jush për t’u shëruar nga lidhjet e shkuara.

 

Binjakët

 

Mërkuri do të jetë i pranishëm në shenjën tuaj që të hënën do ju ndihmojë të punoni për  një çështje të caktuar. Ndërkohë hëna e plotë do ju frymëzojë që ti hapni zemrën dikujt që ka nevojë për ju. Bëni kujdes në fundjavë, do të jetë një çast kur do ju duhet të ndani miqësinë nga dashuria.

 

Gaforrja

 

Më në fund pritet që këtë javë të merrni atë që meritoni ju të shenjës së gaforres, sa i përket punës. Bëni kujdes në fushën e ndjenjave pasi do të jeni të ndjeshëm. Përqipuni t’u qëndroni sa më pranë miqve tuaj gjatë kësaj jave.

 

Luani

 

Këtë javë pritet ti shihni gjërat me më shumë pozitivitet dhe gëzim të gjithë ju të lindurit në shenjën e luanit. Ajo që do të kërkoni në punën tuaj më në fund do ju jepet. Sa i përket sektorit afektiv do të kaloni çaste shumë të bukura me partnerin dhe do të jeni gati për të hedhur hapa të mëtejshme.

 

Virgjëresha

 

Këtë javë do të keni mundësi të fitoni sa më shumë para të gjithë që keni lindur në shenjën e virgjëreshës.  Ndërkohë gjatë mesit të javës përgatituni për të bërë udhëtime apo studime të ndryshme. Jeta juaj sentimentale pritet të jetë shumë e favorizuar këtë javë.

 

Peshorja

 

Këtë javë fjala kyçe për ju të peshores është vetëm komunikimi. Do të merrni shumë lajme të reja gjatë kësaj jave, lajme të cilat keni kohë që i prisni. Mos u shqetësoni, yjet janë në favorin tuaj. Sa i përket jetës sentimentale nuk do të keni asnjë problem me partnerin.

 

Akrepi

 

Gjithçka do të jetë në favorin tuaj këtë javë akrep. E hëna dhe e premtja do të sjellin mbylljen e diçkaje që prisnin prej kohësh. Tashmë jeni të vendosur ta lini pas të kaluarën. Të shtunën pritet të nisë një fazë e re për ju e mbushur me dashuri dhe emocione të reja.

 

Shigjetari

 

Për ju të shenjës së shigjetarit do të jetë një javë e mbushur me moment pozitive. E mira për ju është të vijoni në linjës e të vërtetës dhe ndershmërisë. Sa i përket jetës sentimentale ju pret një javë plot surpriza mjaft të këndshme.

 

 

 

Bricjapi

 

Këtë javë pritet të jeni shumë të ndjeshëm ju të shenjës së bricjapit. Gjithashtu do të keni më shumë vetëbesim  në gjërat që keni në plan për të realizuar. Edhe sa i përket jetës sentimentale do të jeni të favorizuar.

 

 

 

Ujori

 

Këtë javë do të keni  mundësi të mësoni sa më shumë gjëra të reja dhe kjo e kënaqë natyrën tuaj kureshtare. Gjithçka çfarë keni menduar këtë javë do të realizohet edhe nga sentimentale. Do të keni një propozim të ri pune këtë javë që  nuk do t’i rezistoni.

 

 

 

Peshqit

 

Kjo javë do ju ndihmojë t’i mendoni gjërat më qartë se çfarë keni bërë deri tani. Në fushën profesionale do të jeni shumë të favorizuar. Gjithashtu edhe në aspektin sentimental do të jetë një javë e mbarë, pritet të nisni njohje të reja.

Shperndaje