Historia e dy motrave të rregullit Franceskan, 25 vjet bashkëjetesë dhe kontribut...

Historia e dy motrave të rregullit Franceskan, 25 vjet bashkëjetesë dhe kontribut në Bajzë të Kastratit/ Nga : Rita Shkurtaj(Kalaj)

865
0

Qysh me rënjen e sistemit ateist të komunizmit në vitet 90,banorët e Kastratit,por jo vetëm,e ndien veten të çliruar dhe me të drejta të plota njerzore,morale e jetike,për të vepruar e menduar të lirë në fe,besim e lutje,të drejta këto të privuara nga sistemi ateist për më shumë se 25 vite. Mbyllja e kishave në vitin 1967 dhe rrenimi i tyre nga ateistet e sëmurë me lavazh mentalo-ideologjik,bëri që besimi të tkurret vetëm në brendësi te mëndjeve dhe zemrave të besimtarëve katolik por jo vetëm.Të detyruar nga ajo disiplinë e hekurt që synonte ta çrrënjoste Zotin dhe besimin nga memorja njerzore,ku nuk mungoi as dhuna dhe lufta ideologjike të cilën fare mirë mund ta krahasojmë me luftën ikonoklaste mesjetare,arriti ta kthente besimin në një makth dhe frikë për të gjithë besimtarët.Rënja e sistemit monoteisto-totalitar dhe lindja e sistemit pluralisto-demokratik bëri që era e lirise te ndihet kudo dhe në çdo gja,sidomos në fe e besim,ndaj që në vitet 90-91 banorët e Bajzës e më gjërë bashkohen në lutje pranë rrënojave të kishës së vjetër,kryesisht natën, nën dritën e qirijnve e me uratë në duar, luteshin për orë të tëra si një familje e vetme. Organizimi kishtarë,aso kohe në fillesat e veta,duke pare gjithë këtë etje për besim tek ky komunitet,dergoi misjonaret e vet prane kësaj bashkësie, ku përveç fretënve,në komunitetin e Bajzës vijne e vendosen ne nje godinë ë vjeter (fermentimi) fare pranë rrënojave të kishës një famile misionaresh të Rregullit Françeskan. Ardhja e motrave në vitin 1992 shënon fillesën e një bashkëjetese fetare e sociale të kësaj familje të re me familjen e madhe të Kastratit e cila me 9 korrik 2017 mbushi plot 25 vite.Në këtë pervjetor u organizua një festë jubilare,me një koncert të pergaditur nga të rijnt dhe të rejat e famullisë,e shoqeruar me një meshë soleme të drejtuar nga monsinjori Anxhelo Masafra, në të cilën u bënë dhe pershendetjet e rastit nga eproret e këtij Rregulli,si dhe një pritje koktei per të gjithë besimtarët,të shtuar nga motrat e kësaj familjeje. Kontributi i këtyre misionareve ka luajtur një rol te madh në mirëedukimin dhe cilivizimin e këtyre banorëve,ku një meritë të veçantë kanë dy motrat më të vjetra,Motër Pia dhe Motër Anezina,të cilat kanë rreth dy dekada që kanë ardhur në këtë qëndër banimi dhe kanë kontribuar pa shkeputje me nje devocion shumë të lartë.Tashme ato gezojne imunitet apsolut në respektin dhe mirnjohjen e të gjitha familjeve kastratase e më gjërë.Roli i tyre ishte dhe vazdon te jetë një dashni e pakushtëzuar fetare e humane. Ato u asimiluan në jetesën e përditshme të këtij komuniteti, duke kontribuar si motra të verteta në hallet, problemet dhe vështiresitë e të gjithëve ku një vëmëndje të veçantë kanë të varfërit me nevojat e tyre.

Një kontribut teje te madh për këtë komunitet ka dhënë Motër Enca me misionin e saj human “për një shëndet të mirë dhe falas”për të gjithë komunitetin pa dallim feje,duke ju siguruar medikamentet deri edhe nderhyrje kirurgjikale, vizita dhe sherbime ekstra pacienteve te semure,gjithçka falas. Depertimi i këtyre motrave në familjet e famullisë ka qene i drejt per drejte pasi prej afro dy dekash,themeluan kopshtin “Nëna e Krishtit Fëmi”e bazuar ne nje kurrikul te avancuar europjane. Famullia e Bajzes ka patur nje vemendje shume te vecante nga Vatikani rreth viteve 2000-2005 per nga numri i larte i besimtareve. U propozu qe te kthehet ne nje qender dioqezjane ku te perfshiheshin Pult-Malesi e Madhe.Atributi kryesor per kete perpjekje i takon Pater Prel Gjurashaj aso kohe Administrator Apostolik i cili ne bashkepunim me motrat e kesaj familje dhane kontribut te jashtzakonshem ne faljen e gjaqeve dhe vendosjen e paqes ne famulli,ku e paharruar ne memorjen e besimtareve mbetet falja e gjakut ne kishe diten e Krishtelindjeve 2002.

25 vite kontribut do donin mijera fjale falenderimi per keto misionare por po e mbyll me fjalet e famullitarit aktual Pater Aleksander Tanushit ne fjalen pershendetese:”U SHTOFSHI E U SHEJNTEROFSHI”.