“Gumball 3000” ndalet në Tiranë, spektakël i 150 makinave sportive nga e...

“Gumball 3000” ndalet në Tiranë, spektakël i 150 makinave sportive nga e gjithë bota

353
0

Tirana është zgjedhur si një nga stacionet e turit të “Gumball 3000”, marka e suksesshme globale e rally-t rrugor, e cila solli në kryeqytetin shqiptar më shumë se 150 skuadra sportive me makinat e markave më të njohura botërore. “Gumball 3000”, që rikthehet në Shqipëri pas 10 vitesh, ndjek këtë vit itinerarin Riga-Varshavë-Budapest-Dubrovnik-Tiranë-Athinë dhe për të përfunduar në ishullin Mykonos të Greqisë. 150 supermakinat luksoze të drejtuara nga persona VIP të artit, muzikës, biznesit, mbërritën mbrëmjen e së mërkurës në sheshin “Nënë Tereza”, ku ofruan një shfaqje spektakolare për qytetarët shqiptarë.