FT: Evropa po përjeton ndarje të reja politike, Kosova larg hyrjes në...

FT: Evropa po përjeton ndarje të reja politike, Kosova larg hyrjes në BE

501
0

Fitorja e Macron solli shpresën e unitetit të BE-së, por tensionet janë në rritje mes perëndimit dhe lindjes po ashtu edhe mbi vendet e Ballkanit. Zgjedhja e Emmanuel Macron si president i Francës është mirëpritur nga francezët. I ngazëllyer ka qenë Sylvie Goulard, një politikan liberal francez i Parlamentit Evropian dhe aleat i Macron. “Më në fund! Më në fund Evropa dhe Franca pajtohen”, është shprehur ai. Reagimi zyrtar në Poloni ishte dukshëm më i plogësht. Në një letër drejtuar Macron, presidenti polonez Andrzej Duda ka shprehur shpresën për një dialog franko-polak ‘të ndërtuar mbi parimet e respektit të ndërsjellë të shteteve të barabarta dhe popujve të lirë’. Duda kishte deklaruar se Macron duhet të punojë shumë për të rifituar besimin e Polonisë ndaj Francës. Ngrohtësia se si e përshëndeti Evropa Perëndimore fitoren e Macron është kontrast me Evropën Qendrore dhe Lindore. Reagimi i disa vendeve nga këto pjesë ka nënvizuar një boshllëk të gjerë në mes shumë shteteve më të vjetra të BE-së në perëndim dhe atyre të rejave në lindje. Fërkimet në mes perëndimit dhe lindjes janë duke shqetësuar politikanët evropianë. Viktor Orban është një nacionalist konservator, ai ka shërbyer si kryeministër i Hungarisë nga vitit 2010 dhe ka shpallur krijimin e ‘demokracisë joliberale’ për herë të parë në BE. Ai është kritikuar në Bruksel për politikën e cila ka hedhur poshtë gjykatat, mediat, akademikët dhe shoqërinë civile. Financial Times thotë se shqetësimi tjetër ka të bëjë me Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë dhe vende të tjera të Ballkanit që aspirojnë për anëtarësim në BE. Mbetët një rrugë e gjatë për të hyrë për shkak të zgjerimit të problemeve, duke përfshirë këtu tensionet e herë pas hershme etnike, paqëndrueshmërinë politike, administratat e dobëta shtetërore, brishtësinë ekonomike, korrupsionin dhe krimin e organizuar. Pak ekspertë të Ballkanit mendojnë se mund të përsëriten vitet e 90-ta, luftërat në ish-Jugosllavi. Megjithatë, Dimitar Bechev i Universitetit të Karolinës veriore paralajmëron se problemet mund të çojnë përpara në ‘zhgënjimin në rritje të Perëndimit në këtë zonë së bashku me stagnimin e rajonit’. Presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid është në mesin e atyre të cilët janë të etur për të mbështetur unitetin e BE-së dhe konsiderojnë zgjerimin në pjesën lindore si një sukses epokal.

 

Macron ka promovuar një platformë të fuqishme pro Evropës gjatë zgjedhjeve presidenciale franceze, por tensionet brenda BE-së dolën në sipërfaqe gjatë fushatës së tij. Sa i takon ndarjeve politike brenda Evropës, kjo gazetë shkruan edhe për Kosovën dhe presidentin e saj. Hashim Thaçi një ish-komandant dhe kryeministër, ai u zgjodh president i Kosovës nga parlamenti vitin e kaluar. Thaçi ka paralajmëruar se dështimi i Kosovës për të hyrë në BE do të rrisë mbështetjen për krijimin e një ‘Shqipërie të Madhe’. Ndërsa presidentin të sapo zgjedhur serb, Aleksandar Vuçiq e quajnë një ish-nacionalist radikal që kur ka shprehur turpin ndaj krimeve serbe në Bosnje. Shpeshherë ai luan kartën ruse për ta vënë në lëvizje Serbinë drejt BE-së. Bashkimin Evropian është duke e mbajtur gjallë vetëm procedurat formale të hyrjes në BE për vendet e Ballkanit. Mali i Zi ka hapur 26 nga 35 kapitujt. Një vit më parë një marrëveshje e BE-së për Kosovën hyri në fuqi duke e vendosur ish krahinën serbe në rrugë për anëtarësim. Megjithatë, Kosova nuk mund të bashkohet me BE-së derisa qeveritë e bllokut ta kuptojnë se ka arritur pajtim të plotë me Serbinë. Për më tepër, nëntë vjet pas shpalljes së pavarësisë, pesë shtete të BE-së refuzojnë të njohin Kosovën si shtet sovran.

Shtet i rëndësishëm i rajonit është Serbia, ku Aleksandar Vuçiq u zgjodh president. BE duket se e konsideron Vuçiqin të dobishëm dhe se meriton mbështetje për shkak se është i sinqertë në lidhje me të ardhmen evropiane të Serbisë dhe kufizon ndikimin rus në Ballkan. “Serbia është në rrugën drejt BE-së”, ka thënë David McAllister, anëtar gjerman i Parlamentit Evropian. Problemet e Ballkanit janë në ‘zhdukje’ pasi Evropa perëndimore po përjeton një rigjallërim të shpresës për të ardhëm e saj si rezultat i zgjedhjes së Macron president të Francës.