Foto/ A ju kujtohet ‘Kabiri’ i serialit ‘Sarasvatiçandra’, ai është një lidhje...

Foto/ A ju kujtohet ‘Kabiri’ i serialit ‘Sarasvatiçandra’, ai është një lidhje dashurie me modelen shqiptare

946
0

Me siguri të gjithë ju që keni ndjekur telenovelën indiane ‘Sarasvatiçandra’, e mbani mend personazhin simpatik me emrin “Kabir”. Duket e pabesueshme, por aktori Ashish Kapoor është lidhur me një modele shqiptare dhe lajmi ka pushtuar mediat indiane. Modelja quhet Ilda Kroni, ka marrë pjesë në “Miss Universe Albania” dhe është shpallur “Miss Cosmopolitan Albania 2015”. Ajo dhe aktori indian postojnë shpesh foto me njëri-tjetrin ku nuk mungojnë dedikimet romantike, shkruan Xing.al. “Po jam në një lidhje me Ildën. Ne filluam të ndjenim për njëri-tjetrin kur u takuam nëpërmjet një mikeje të përbashkët në New Delhi. Jemi të lidhur prej 6 muajsh. Ilda është vajza më e ëmbël dhe njeri me këmbë në tokë. Ajo gatuan shumë mirë dhe siç thotë një shprehje ‘Dashuria kalon nga stomaku’, kështu që ajo diti si të ma fitojë zemrën”, ka thënë Ashish Kapoor.