Fjalim emocionues: Kurrë mos hiq dorë nga ëndrrat e tua!

Fjalim emocionues: Kurrë mos hiq dorë nga ëndrrat e tua!

18
0

Si një person që i pëlqen të frymëzojë të tjerët, edhe unë duhet të pranoj se fymëzohem nga disa persona përgjatë jetës sime. Si frymëzim për mua janë të gjithë ata persona që kanë kaluar nëpër shumë vështirësi dhe asnjëherë nuk janë dorëzuar. Fjalët që do të shkruaj më poshtë, janë të gjitha mësime që unë i kam marrë nga njerëz të ndryshëm përgjatë jetës sime.

Dua të të kërkoj të ecësh me vendosmëri në rrugën e realizimit të ëndrrave të tua. Qëndro i/e fortë dhe tregoji botës se asnjë dhe askund nuk mund të të mundë dot. Ndoshta mund të të rrëzojnë përkohësisht, por ansjëherë të të mundim. Ti ke gjithë potencialin e duhur për të ecur përpara me siguri dhe për t’i realizuar gjithë ëndrrat e tua.

Kur bota të të rrëzojë, gjej një arsye për t’u ringritur. Mos u justifiko se nuk ke arsye. Mendo për sakrificat e familjes tënde për të të nxjerrë në dritë; mendo për dikë që të do; mendo për veten tënde. Do që të gjithë këta persona të të shohin të dështosh duke mos u përpjekur, apo të fitosh duke u përpjekur, pavarësisht dështimeve që mund të hasësh gjatë rrugës?

Kurrë mos u dorëzo drejt rrugës së suksesit! Përpiqu, përpiqu dhe vetëm përpiqu. Mënyra e vetme e dështimit total, është vetëm nëse hiqni dorë. Sa herë që rrëzoheni, ju arrini një hap më afër suksesit, sepse dëshira për ta arritur, kur i jeni afruar, është shumë e madhe.

 

Kur të shohësh pas në jetën tënde, mos ki pendesa. Beso tek vetja, beso tek e ardhmja jote. Ti ke përbrenda një zjarr të madh që pret të shpërthejë për të bërë gjëra të rëndësishme. Të ndjekësh ëndrrat mund të jetë e mundimshme, por edhe emocionuese. Ndaj përpiqu dhe dilja mbanë. Ndoshta të tjerët mund të habiten, apo të të mbajnë në gojë, sepse ti je duke bërë diçka të re që ata nuk e mendonin, por mos e mundo veten duke menduar për ta. Ti po bën atë që dëshiron dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Jep maksimumin tënd dhe ke për t’i bërë realitet ëndrrat e tua. Suksesi të takon ty, vetëm nëse përpiqesh.

 

Shko drejt ëndrrave të tua. Ky është momenti i duhur.