Festivali i 5-të Ndërkombëtar i Ushqimit – Prezantohet në Athinë tradita dhe...

Festivali i 5-të Ndërkombëtar i Ushqimit – Prezantohet në Athinë tradita dhe kulinaria shqiptare

546
0

 

Ambasada shqiptare në Greqi mori pjesë në Festivalin e 5-të Ndërkombëtar të Ushqimit, ku prezantoi për herë të parë në Athinë traditën dhe kulinarinë shqiptare. Në këtë performancë ndërkombëtare kulturore dhe muzikore morën pjesë më shumë se 30 ambasada, të cilat prezantuan traditën e tyre kulturore dhë shijet tradicionale të kuzhinës. Vendi ynë u përfaqësua nga Shoqata “Elbasani në Emigracion”, e cila prezantoi disa nga aromat e traditës së Elbasanit ku mikpritja, ngrohtësia dhe organizimi i mirëfilltë ishin disa nga përshtypjet e para që shijonin vizitorët në pavionin shqiptar. Një ndër vizitorët e shumtë që u ndal dhe tregoi interes për pavionin shqiptar ishte edhe bashkëshortja e Presidentit të Republikës Helene, Zonja e Parë dhe Presidente nderi e LAASA (Organizatë joformale e ambasadorëve dhe bashkeshortëve të tyre të akredituar në Athinë).