Festat e 28-29 Nëntorit 2017, atmosferë e mrekullueshme në Brescia

Festat e 28-29 Nëntorit 2017, atmosferë e mrekullueshme në Brescia

746
0

Festat e Pavarësisë dhe Çlirimit të atdheut tonë të shtrenjtë Shqipëri në qytetin e Brescies, kaluan çdo parashikim të mundshëm! Dhe arsyet ishin të shumta. Në një ambient shumë të ngrohtë dhe vëllazëror, u mblodhëm së bashku qindra e mijëra shqiptarë reth flamurit tonë Kombëtar dhe me krenari festuam dy festat tona Kombëtare, nën tingujt e perlave të muzikës tonë popullore të zgjedhura nga muzikantët e talentuar Gezim Kaso, Visi Zogla dhe Ilir Laci .

Na nderuan me ardhjen e tyre në festë, të ftuarit e nderit :

  1. Anila Pojani , Konsulle e Përgjithshme e Konsullatës Shqiptare në Milano.

2.Leziana Beltoja , specialiste pranë Konsullatës Shqiptare ne Milano.

  1. Marco Fenaroli, assesore casa participazzione di comune di Brescia.

4.Drejtoresha Monica Franca Guzzini Turelli

  1. Prof.Fausto Minelli nga liceo, Lorenzo Gilli di Rovato.

Të cilët përshëndetën dhe vallëzuan së bashku me ne, me rastin e festave të 28-29 Nëntorit.

Kënaqësinë  dhe bukurinë festës ja shtuan grupi valltarë i fëmijëve  i përbërë nga Amantja Qeveri, Sabrina Cela dhe Daniele Qeveri. Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në festë, duke filluar nga grupi muzikës i kryesuar nga bilbili Gëzim Kaso, Visi Zogla dhe Ilir Laci duke vazhduar me të ftuarit e nderit, stafin drejtues të shoqatës, por mbi të gjitha valltarët e vegjël, të cilët kërcyen dhe recituan shumë bukur.

Presidenti i Shoqates: Ahmet Bendo