Fernando Arapi : Familja është thesari më i çmuar për mua ,...

Fernando Arapi : Familja është thesari më i çmuar për mua , dhe pse jam i vogël më ngacmojë shumë vajza

2199
0

Quhet Fernando Arapi, është ende vetëm 14 vjeç por karrierën e tij në botën e  me konkurse bukurie dhe të muzikës  e ka nisur që në moshë fare të vogël, kur ishte 7 vjeç,  ku ka marrë pjesë për herë të parë  në një komkurs bukurie në qytetin e tij të lindjes,  në Fushë- Krujë . Fernando është dhe një djalë shumë i talentuar dhe i dashur, por mbi të gjitha një nxënës i shkëlqyer. Ka marrë pjesë në shumë spektakle bukurie  ku ka fituar dhe çmime të para , si ai “princi kaltër” “ mister Children” etj.  Gjithashtu ky djalë vetëm 14 vjeç është dhe një këngëtar shumë i mirë  me një zë brilant,  ku ka marrë pjesë në disa evente dhe është   vlerësuar dhe me çmime . Fernando Arapi, bukuroshi nga Fushë-Kruja, në një intervistë për portalin “Vizion.com.al” tregon eksperiecat e tij në  të gjitha fushat . I pyetur se kuj ja dedikon këtë sukses ai përgjigjet duke buzëqeshur: familjes sime mami dhe dajave të mi ja dedikoj pasi babi më ka vdekur e më ka lënë dy muajsh . E pra dhe pse i vogël Fernando mban në supe një sukses të madh . Fernando vjen në një rrëfim shumë të sinqertë në këtë  intervistë për të gjithë adhuruesit e tij.

Për të gjithë publikun kush është Fernando Arapi ?

 

Unë jam Fernando Arapi, jam 14 vjeç, kam lindur në qytetin bregdetar në Durrës kur isha 2 muajsh më vdiq babai, atëherë më morën dajat dhe tezja në shtëpinë e tyre në Fushë- Krujë.  Prindërit e mi janë nga Mirdita, kështu që unë jam mirditor, jam në klasën e nëntë shkolla “Adem Gjeli” Fushë Krujë.

 

Jeni kaq i vogël po mbani në shpinë një sukses të madh, kuj ja dedikon këtë Fernando?

 

 

Unë me të vërtetë jam i vogël, e para unë nuk mund të flas për ndonjë sukses të madh, pasi unë sapo kam filluar. Jam ende i vogël, por deri këtu ku jam suksesin së pari ja dedikoj familjes time të shtrejtë, të cilët më kanë mbështetur në çdo hap që unë kam bërë, në veçanti dajave të mi Armandos dhe Fation, dhe tezes time dhe mamin të cilët janë dhe kuptimi i jetës time.  Pa ata nuk do të isha këtu ku jam dhe së së dyti për suksesin tim falenderoj zotin që është gjithmonë me mua .

Sa spektakle bukurie ke marrë pjesë ? Kur ke marrë pjesë për herë të parë ?

Në fak unë kam marrë pjesë në shumë spektakle për herë të parë në një konkurs bukurie në moshën 8 vjeçare e cila ka qënë një ndër eksperiencat e mia më të bukura që do ta mbaj mend gjatë në kujtesën time . E kujtoj si tani që kam qënë shumë i vogël e më mbuluan emocione të mëdha kur u ngjita në skenë . Por ajo që më emocionoi ishte me shumë duartrokitjet e publikut të cilat të japin nje kënaqësi të pa përshkrushme .

 

Sa çmime ka fituar Fernando ?

 

Unë kam marrë çmimin e parë “Princi i Kaltër i Shqipërisë” në vitin 2012 .Jam shpallur “Mister Children” Fushë- Kruja në moshën 13 vjeçare në vitin 2016,  dhe sivjet jam shpallur shoqëruesi i parë i Mister Children Albania në vitin 2017. Gjithashtu unë kam marrë pjesë “Tu sequi vales” te Vizon Plus ku kam kaluar dhe në gjysëm finale në vitin 2016.

Fernando ndërkohë krahas spekleve të bukurisë ti merresh dhe me muzikë. Kur ke filluar të këndosh për herë të parë ?

Për herë të parë kam filluar të këndoj në moshën 7 vjeçare, ndërkohë vazhdoj të marr pjesë në festivalin folklorik Albanopolis ku jam nderuar me shumë çmime kam marrë pjesë në festivalin ballkanik për fëmijë që zhvillohet nga shoqata kulturore “Jehona Shqiptare” me drejtuese zonjën Zamira Korance ku jam nderuar me 2 çmime . Me çmimin e parë dhe trofeun lider i grupit të dy evenimenteve ,po ashtu kam marrë pjesë si prezantues i dy koncerteve QKF.

 

Kush e ka zbuluar si talent Fernandon?

 

Mua përherë të parë si talent më ka zbuluar drejtoresha e QKF, por njëkohësisht dhe këngëtare e mirënjohur znj Rakipe Karaj.

Sa këngë ke deri tani të realizuara ?

 

Deri tani kam realizuar 8 këngë, ku gjashtë prej tyre janë popullore dhe dy janë klasike, ku një këngë e kam bashkëpunim me gocën e tezes Borën, ndërsa një këngë ja kam kushtuar të afërmëve të mi, si dajave, tezes dhe mamit tim.

Fernando ti je ende i vogël, por ke gjithë këtë sukses. Ku e shikon ti veten pas 30 vitesh ?

 

Më bëre për të qeshur teta Era me këtë pyetjen që më bëre, dhe unë përgjigjen do ta jap me të qeshur, pas 30 vitesh e shoh veten si kryeministër të Shqipërisë.

 

Cilat janë pasionet tuaja ?

Pasionet e mia janë futbolli dhe artet, madje këto ditë kam nisur dhe kursin për pianon ku shpresoj që të bëhëm një pianist i mirë.

 

 Çfarë dëshiron të bëhesh kur të rritesh ,pra për çfarë do të studioni?

 

Unë kam dëshirë që të studioj për Juridik pasi dua që kur të rritem të bëhem avokat .

 

 Fernando ti je shumë i bukur, sa vajza të ngacmojnë në ditë ?

 

Unë nuk mburrem që jam bukurosh e quaj veten si gjithë të tjerët .Sa për gocat po më ngacmojë është normale si gjithë moshatarët e mi ndosha pak me shumë mua (qesh)

 

 Si reagon ti ?

 

Po dhe unë reagoj si çdo moshatar i imi, sigurisht që më vjen mirë kur më ngacmojnë.

 

Ti ke ndonje vajzë të mbyllur aty te zemra jote e vogël ?

 

Edhe unë e kam një gocë të mbyllur me çelës në zemrën time të cilën nuk ia tregoj asnjeriut deri sa ti vij koha.

 

Dhe së fundmi çfarë do dëshiroje të thoje ?

 

Dhe së fundi nëse më lejon dua të falenderoj pa fund dajat, mamin, familjen time që kan bërë gjithçka për mua, jam rritur me gjithë të mirat dhe përkujdesje maksimale nga ata. Familja ime është thesar për mua, gjithashtu doja te falenderoja nga zemra ty për këtë intervistë të mrekullueshme.