Femrat ndihen të vjetra në moshën 29-vjeçare, ndërsa meshkujt në moshën 58-vjeçare

Femrat ndihen të vjetra në moshën 29-vjeçare, ndërsa meshkujt në moshën 58-vjeçare

351
0

Një thënie e vjetër thotë që jemi të vjetër aq sa ndihemi të vjetër, ndërsa hulumtimet shkencore tregojnë që femrat ndihen kështu në moshën 29-vjeçare, ndërsa meshkujt në moshën 58-vjeçare të jetës.

Një e katërta e femrave thonë që ndihen të vjetra sapo zbulojnë fijen e parë të flokut të thinjur.

Meshkujt megjithatë mendojnë që nuk janë më të rinj kur ju dobësohet performanca në shtrat.

E gjithë përmbledhja më sipër është rezultat i hulumtimit të cilin e ka bërë kompania për shërbime funeralesh “Avalon Funeral Plans” nga Spanja dhe Britania e Madhe.

Aty po ashtu thuhet që 10 për qind e femrave pohojnë se si fillojnë të ndihen të moshuara kur lëkura fillon të mos jetë më e ngrehur, ndërsa 50 për qind e pjesëtareve të gjinisë së bukur ndihen të reja deri atëherë kur “atributet” nuk e humbin fortësinë – pas lindjes dhe dhënies së ushqimit me gji.

Rreth tre për qind e femrave konsiderojnë që shenjë e sigurt e pleqërisë është ajo kur fillojnë të sillen si nënat e tyre.

Në anën tjetër, për meshkujt estetika nuk luan ndonjë rol të madh, por forma në shtrat. Tutje, 22 për qind e meshkujve pohojnë te kenë menduar që kanë filluar vitet e plakjes në momentin kur muzika nëpër bare u është dukur e zhurmshme.

Psikologu Cary Cooper nga Universiteti Lancaster thotë që “në shoqërinë tonë pamja e femrave është shumë e rëndësishme; ndërsa meshkujt nuk kanë nevojë të duken bukur për shkak të ndonjë arsyeje, por femrat duhet të jenë të pashme”.

Cooper shton që revistat janë të mbushura me femra të reja dhe tërheqëse. Kur nuk ndihen më të tilla, respektivisht kur mendojnë që nuk hyjnë në kategorinë e modelit të përcaktuar nga shoqëria dhe media, dhe kur konsiderojnë që nuk janë në pajtim me modën, fillojnë të ndihen se është duke u kaluar rinia.