Fati i qyteteve te vogla/ Nga Fatbardha Alimeta

Fati i qyteteve te vogla/ Nga Fatbardha Alimeta

805
0

Do ndodhte ne 18 nentor qe serisht ne fundjave artdashesit e Librazhdit te mblidheshin ne Pallatin e Kultures ..Sadi Halili..per te promovuar vellimet me poezi te bijes se Librazhdit Fiqirete Kukli e cila solli per publikun mallin dashurine dhimbjen e kurbetit te larget..Ishte nje takim i ngrohte mbreslenes i cili filloi nga ora 15.00 e dukej sikur nuk do te mbaronte.Te pranishmit ishin te shumte ne numer.Poezia e Fiqirete Kuklit  e cila e solli nga Rimini ne Librazhd ka te perbashket lumin Shkumbin tek te dy vellimet e saj..Ajo shfaq personalitetin e bukur te saj origjinal feminor..Pra Fiqja eshte vetvetja ne poezine e saj.Pas cdo poezi apo rencense qe ju be nga te ftuarit per krijimtarine e saj shikoje ne syte e publikut nje melankoli dhe tek tuk tek dikush lote.Lote sepse kurbeti eshte nje plage sociale e jone e aty cdokush preket ..ora ecte me shpejtesi ..te gjithe ishim te elektrizuar ne vargjet e thjeshta kuptimplote te Fiqiretes.Fati i qyteteve te vogla…titulli i librit te dyte me poezi..te con te mendosh se eshte i zi ..te pakten keshtu mund ta paragjykosh .nga titulli .por jo gjithmone kane fat te keq..Librazhdi hyn tek qytetet e vogla por me nje fat shume te madh..Nje qytet me shume vlera nje qytet me njerez te kulturar qe ka ne zemer te tij institucionet e kultures te gjitha muze ..biblioteke .pallatin e kultures…pra ka mbi te gjitha njerez mikrites te dashur..e takimi letrar i poezise e Fiqiretes kishte bere bashke miq e ftuar nga vendi e diaspora…Nuk mumguan surprizat ne kete aktivitet ..zeri i bukur i Sara Bajraktarit..kengetares nga Durresi qe kishte ardhur enkas nga Italia per kete rast..nuk mungoi vallja e Rrajces e cila u interpretua nga grupi i vogel i valleve te femijeve te Librazhdit…Emocionet ishin te larmishme pas c.do diskutimi rreth veprave kishte duartrokitje..nga te pranishmit..Ky takim kishte ngjyra ..larmi emocionesh..kishte mall dashuri..te gjithe te pranishmit ishin jo vetem publik i thjeshte ata ishin dhe perfaqesues te ndryshem institucionesh..profesioniste te ndryshem poete e shkrimtare mga gjithe trevat shqiptare…Fiqiretja nuk i mbante dot lotet sidomos kur babai i saj ngrihet e perqafon te bijen ne mes te aktivitetit..Fiqiretja promovonte jo vetem vellimet me poezi por ajo po shijonte driten e syve te saj qe per pak mund te mos shikonte kurre..Po nje poeti nuk i fiket kurre drita ..Ai jep drite gjithe njerezimit e s.mundet te mos kete drite per vete..Emocion pas emocioni ku ish mesuesit e letersise pergezonin autoren per suksesin e saj ..ata ndjenin se kishin bere me te miren ne punen e tyre si mesues te mire te ketij brezi mergimtaresh…Poezia rridhte si lumi Shkumbin si malli i mergimtarit rridhte fjala e bukur ne ate salle te vogel ae ate dite cuditerisht u be e madhe shume e madhe nga dashuria njerezore ….

Fati i qyteteve te vogla ..jo gjithmone eshte i keq..                             Shkumbini shkruan ne mua

            Shkumbini shkruan ne mua enderrat me te bukura

           Dashurite e mia

          Mbytjet ne gjiret e tij