Ermal Meta gazetarëve shqiptarë: Mos u merrni me jetën time dhe mos…

Ermal Meta gazetarëve shqiptarë: Mos u merrni me jetën time dhe mos…

433
0

Fituesi i Sanremos Ermal Meta ka reaguar përmes një postimin në rrjetin social Facebook lidhur me ato që janë shkruar në median shqiptare për jetën e tij. Duke iu drejtuar gazetarëve shqiptarë Meta ka sqaruar se fjalën bastard që kishte përdorur gjatë një interviste nuk e kishte për babain e tij. “Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.”-shkruan kantautori shqiptar.

 

Postimi i Ermal Metës

 

“Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë:

 

Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër.

 

Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.

 

Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla.

 

Falemnderit për vëmëndjen.”