Edukatorja nga Korça: Drejtoresha më tërhoqi zvarrë nëpër shkallë, e panë dhe...

Edukatorja nga Korça: Drejtoresha më tërhoqi zvarrë nëpër shkallë, e panë dhe fëmijët

414
0

Edukatorja Suzana Braimllari, e cila u dhunua mbrëmjen e djeshme nga drejtoresha e kopshtit ku punon, pasi ka denoncuar rastin në polici dhe ka marrë shërbimin e nevojshëm nga mjekët e spitalit të Korçës, ka folur për mediat duke treguar gjithçka që ka ndodhur mes saj dhe drejtoreshës. Edukatorja shprehet se drejtoresha e ofendonte dhe e dhunonte herë pas here, ndërsa sebep për dhunën e ushtruar nga drejtoresha këtë herë është bërë letra e një prindi, e cila, siç ka thënë drejtoresha, Laureta Asllani, ka pasur ankesa për punën e edukatores. Suzana tregon se ka insistuar që të fotokopjojë letrën e prindit, pasi dyshonte se një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë dhe pikërisht aty ka nisur sherri e dhuna fizike. Sipas edukatores, e cila tregon edhe shenjat e shkaktuara në trup nga drejtoresha, kjo e fundit e ka tërhequr zvarrë nëpër shkallë dhe e ka dhunuar edhe në sy të fëmijëve.

 

Suzana shprehet:

 

“Ajo më zuri derën e drejtorisë, më goditi, më tërhoqi zvarrë nëpër shkallë. Nuk kishte asnjë dëshmitar. Shpëtova nga duart. Më kishte bërë tërë shenja. Hyra në klasë. Në klasë ishin fëmijët. Na bërtiti mësuesja tjetër, ju lutem se po dhunohen fëmijët (psikologjikisht). Vazhdonte të më tërhiqte. Hyri dhe në klasë. Fëmijët u tmerruan. I thashë ta mbyllim me kaq, të fotokopjoj unë fletën dhe e mbyllim këtu. Shiko si më ke bërë, tërë gjak”.

 

Edukatore Suzana ka bërë denoncimin në polici, po drejtoresha nuk është mundur të gjendet nga policët.