E vërteta ‘tronditëse’ në lidhje me kirurgjinë plastike!

E vërteta ‘tronditëse’ në lidhje me kirurgjinë plastike!

984
0

auto_Operacione1459411418

Sot ju nuk mund të ndizni TV-në dhe të mos shikoni femra të reja në të njëzetat ose të tridhjetat e tyre, të cilat nuk janë subjekte të kirurgjisë kozmetike ekstreme apo ndërhyrjeve të vogla, të cilat në parim duken të lehta.

Këto gjëra ndodhin më shpesh jashtë ekranit të vogël dhe titujt si “Nëna kursen para për rritjen e gjoksit të vajzës së saj katër muajshe”, për fat të keq, janë pjesë e realitetit, shkruan “Zëri”.

Ju zbulojmë të vërtetën për këtë “sport” famëkeq.

– Më pas nuk do të ndjeheni më mirë: A mendoni se gjokset false do t’ju lumturojnë?. E pra, sipas një studimi të publikuar në revistën “Kirurgjia plastike dhe rindërtuese”, pacientët me pritjet jorealiste të cilët i nënshtrohen një operacioni plastik janë të prirur të jenë të pakënaqur me rezultatet. Problemi është se shumë femra besojnë se këto ndryshime do t’iu bëjë jetën më të mirë.

Edhe në qoftë se jeni absolutisht të sigurt që keni zgjedhur një ndërhyrje për veten tuaj dhe për askënd tjetër, nuk ka asnjë garanci që të gjeni se impiantet e silikonit ose një stomak më i rrafshët do t’ju shtoj vetëbesimin.

– Kirurgjia plastike është megjithatë kirurgji: Sigurisht, kirurgjia kozmetike është një çështje e zgjedhjes, jo domosdoshmëri, por edhe pse mjeku juaj nuk ju bënë asgjë, të tilla si transplantet e zemrës ose heqjen e veshkave, kjo nuk do të thotë se ndërhyrja nuk përfshinë rrezik të madh.

Nuk është problem vetëm shërimi dhe rikuperimi, por anestezioni. Edhe në duart e një kirurgu profesionist mund të ketë komplikime të papritura për pacientin nga reagimi negativ ndaj anestezionit, thonë ekspertët, transmeton “zeri.info”.

– Shërimi është i tmerrshëm: Përkundër asaj që mund të keni dëgjuar dhe parë, kirurgu nuk mundet brenda natës t’iu kthej nga një patë e shëmtuar në një mjellmë. Pas operacioneve të tilla si: Operacionet e hundës ose rritja e gjoksit, nevojiten më shumë se gjashtë javë që pacientët të shërohen për t’iu rikthyer aktiviteteve të tyre normale (edhe pse shpesh janë ende të dukshme, plagët dhe mavijoset ), kurse çdo gjë të bie në vend të vet, merr rreth 100 ditë dhe se rezultatet përfundimtare me të vërtetë kërkojnë kohë deri në gjashtë muaj.

Gjithashtu janë të mundura problemet të tilla si gjakderdhje e zgjatur, mavijosje afatgjate dhe gunga nën lëkurë. Përfundimisht, do të kalojë ca kohë që ju të mund të ktheheni në jetën tuaj normale. Për shembull, pas zmadhimit të gjirit nuk mund të bartni asgjë të rëndë dhe dy deri në tre javë nuk duhet të ngrehni duart më lart se supet.

Përndryshe, implantet mund të zhvendosen ose ngurtësohen dhe në këtë rast në mënyrë që të zgjidhen gjërat, është e nevojshme një tjetër operacion, shkruan “Zëri”.

Dhe në qoftë se, të themi, që operoni hundën dhe disa ditë më vonë vendosni të ktheheni në aktivitetet tuaja normale, mund të ndodhë që nëse i nënshtroheni përpjekje të mëdha, rritet presioni i gjakut mjaftueshëm për të shpërthyer enët e gjakut duke rezultuar me ënjtje dhe mavijosje.

– Shumë pacientë bien në depresion: Në mesin e të gjitha problemeve me fashat dhe mavijoset, disa pacientë kalojnë në një periudhë post-traumatike.

“Personi ndoshta nuk mund të jetë gati për një fytyrë të re ose trup të cilin e sheh në pasqyrë. Përveç kësaj, për shkak të ënjtjeve dhe mavijosjeve, pacientëve fillimisht mund t’iu duket e deformuar dhe fillojnë të shqetësohen nëse ndonjëherë do të kaloj e tërë kjo dhe ndjehen sikur kanë bërë gabim të madh”, thonë kirurgët.

– Gjërat nuk mund të vazhdojnë: Po, sapo ju të shkoni nën thikë nuk do të ketë kthim prapa. Por ajo që ju nuk mund të riktheni pamjen e para operimit, nuk do të thotë se rezultatet domosdoshmërish do të jenë të përhershme.

Në rastin e kirurgjisë, të tilla si ngritja e gjirit ose liposukcionit, vetëm mund të shpresoni se gjoksi i shkëlqyer dhe figura e mahnitshme do të zgjasë përgjithmonë, por me kalimin e kohës, të ushqyerit ose shtatzënia do të lënë gjurmët e tyre, shkruan më tej “Zëri”.

Kur ju shtoni një kilogram apo dy, lindni fëmijë apo thjesht vjetërsoheni, atëherë gjokset e ngritura me anë të kirurgjisë, në mënyrë të pashmangshme do të lëshohen dhe kështu përsëri mund të vendosni për të përsëritur intervenimin.

Nëse ju keni nënshtruar procedurës së liposukcionit, duhet rreptësishtë të jeni të kujdesshëm për të mos fituar peshë, sepse përndryshe kjo do të rivendosë tepricën ne një vend tjetër të trupit, thonë mjekët.

– Djelmoshat e vërtet nuk janë të kënaqur nga kjo ide: Ndoshta ju besoni se duke iu falënderuar buzëve si të Angelina Jolie, do të jeni më tërheqëse për burrat. Por ju a e dini se çfarë?. I dashuri juaj (ose partneri i ardhshëm ) ndoshta dëshiron vajzën 100 % natyrale.

Në një sondazh të më shumë se 1.700 burrave, 66 për qind e tyre thanë se ata do të preferonin që të dashurat e tyre të mos i nënshtrohen ndonjë kirurgjie plastike. /ZËRI/