E pëlqen Chelsea, por Sarri befason me vendimin e tij

E pëlqen Chelsea, por Sarri befason me vendimin e tij

16
0

Maurizio Sarri deklaroi se të premten agjenti i tij do të takohet me presidentin De Laurentis për të biseduar për çështjen e klazuolës. Pas zërave për një interesim të Chelseat për trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri, që shikohet si pasuesi i Antono Contes te “Blutë e Londrës”, është vetë 59-vjeçari që sqaron situatën lidhur edhe me klauzolën në kontratën e tij, ku sipas saj ai mund të lirohet me 8 milionë Euro në qershor. Numri një i stolit të ekipit të kaltër deklaroi se të premten agjenti i tij do të takohet me presidentin De Laurentis për të biseduar për çështjen e klazuolës, pasi ai do të jetë në grumbullim me skuadrën për të përgatitur sfidën e së shtunës. Gjithsesi në fund Sarri theksoi se për të sqaruar gjërat mes tij dhe presidentit mjaftojnë pak takime që çdo gjë të mbyllet mirë.