Drita do të shkruajë memorien e kompjuterëve

Drita do të shkruajë memorien e kompjuterëve

14
0

Do të jetë drita ajo që do të shkruajë dhe lexojë të dhënat e memories së kompjuterit të së ardhmes, thotë një studim i publikuar në Nature Nanotechnology. Falë eksperimentit të grupit ndëkrombëtar të udhëhequr nga Sergio Brovelli, i universitetit të Milanos, shkencëtarët kanë treguar se futja e kontrolluar e disa atomeve të argjentit në brendësi të një materiali gjysmëpërcjellës, krijon një fushë të fortë magnetike në nanopjesët e saj kur ndriçohet. Ky magnetizëm i aktivizuar nga dritat, që vazhdon me kalimin e kohës dhe që është optikisht i dallueshëm, mund të bëhet element bazë për paijsjet e ruajtjes së të dhënave të brezit të ri. Inxhinierizimi i këtij veprimi mes atomeve, shpjegon Brovelli, “hap mundësinë e realizimit të materialeve me performancë të lartë që mund të jenë elemente thelbësore të teknologjisë së të ardhmes, për shembull, kompjuterave optikë dhe memorie të kapacitet të madh, dhe frekuencë e lartë “leximi” dhe “shkrimi” me dritën”.