Drejtues të shoqatës “Shqipëria e Re” takojne presidentin e provincës së Cremonës

Drejtues të shoqatës “Shqipëria e Re” takojne presidentin e provincës së Cremonës

1049
0

Përfaqësues të Shoqatës “Shqipëria e re” Cremona dhe province zhvilluan një takim pune me Presidentin e provincës së Cremonës, zotin Davide Viola. Në këtë takim ishin të pranishëm Presidenti i Shoqatës “Shqipëria e re” Cremona dhe province, Eduart Plaku, dhe  zv presidenti Landi Hajazi, njëkohësisht dhe  kandidati shqiptar për në Këshillin bashkiak në mbrotjen e të drejtave të emigranteve, si dhe këshilltari Romeo Haxhiraj. Përfaqësuesit e shoqatës “Shqipëria e Re”, e njohën zotin Davide Viola me qëllimin e punës e kësaj shoqate, ndërkohë që i kanë paraqitur edhe kërkesat e tyre. Nga ana e tij, presidenti i provinës së Cremonës, zoti Davide Viola, u ka treguar rrugën për tu drejtuar në institucionet përkatëse.

Për zv Presidentin Landi Hajazi, kandidati shqiptar për emigrantët, nuk ishte hera e parë që takohej me Presidentin e provinces, pasi kishte zhvilluar dhe një takim më parë. Presidenti Eduart Plaku me grupin drejtues të Shoqatës “Shqipëria e Re” CREMONA provincia po punojnë me ritme të shpejta për të arritur dhe realizuar qëllimet e kësaj shoqate.