Denar Biba jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të KQZ-së

Denar Biba jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të KQZ-së

389
0

Kreu i KQZ-së Denar Biba ka dorëzuar sot në Kuvend dorëheqjen e tij nga ky pozicion pas marrëveshjes së arritur mes kryeministrin Rama dhe kreut të PD-së, Basha. Në vend të tij, opozita ka propozuar Klement Zgurin i cili pritet të kalojë për votim sot në Kuvend. Duke publikuar edhe shkresën e dorëheqjes, Biba shkruan në facebook se “sipas ligjit të Merfit, “nëse diçka e keqe do të ndodhë, atëherë ajo do të ndodhë në momentin më të keq të mundshëm”. Ja kështu edhe ky “ndryshim kuajsh në mes të lumit”, i padëshirueshëm nga këndvështrimi i ngushtë i stabilitetit të institucioneve, por i nevojshëm për stabilitetin e vendit”. Personalisht e konsideroj një aksident profesional përgjatë një karriere të konsoliduar, që nuk ka asnjë pasojë të pakthyeshme, thotë Biba duke shtuar se “fundja, aksidentet shpesh kanë qënë shkak për evolucionin njerëzor, dhe unë e kam të provuar mëse njëherë këtë”.