Dalin pamjet, ky është momenti kur qeni i policisë i bën ”gropën”...

Dalin pamjet, ky është momenti kur qeni i policisë i bën ”gropën” trafikuesit të heroinës

383
0

Policia kufitare sqaroi se heroina e kapur në Durrës u zbulua pas informacioneve paraprake që kishin siguruar agjentët. Në kamion janë gjetur 11 kilogramë e 395 gramë heroinë, bëjnë të ditur burimet e policisë. Drejtuesi i kamionit ishte 63 vjeçari Bujar Shazivari nga Durrësi. Sipas informacionit të policisë  droga ishte e fshehur në një vend të fshehtë, pas krevatit të shoferit. Nga pamjet që ka shpërndarë policia, duket qeni antidrogë që nuhat kamionin.