Burri nxjerr në shitje gruan: Kam mbaruar punë me të, ja pse...

Burri nxjerr në shitje gruan: Kam mbaruar punë me të, ja pse duhet ta blini

1409
0

gruaja

Ai e nisi për humor, pa e ditur se njoftimi i tij do të shpërndahej kudo. Anglezi Simon O’Kane postoi një foto të gruas së tij në eBay, duke thënë se nxirrte në shitje. Ai mori shumë oferta dhe çmime të ndryshme, por realisht kjo ishte një shaka.

“Shes një grua! Jo e re, e përdorur, por ka ende për të dhënë. Arsyeja e shitjes: kam mbaruar punë me të dhe mendoj se dikush tjetër atje jashtë e meriton më shumë se mua (Zot, të lutem, bëj që të jetë dikush), shkruani Syri.net.

Pikat e forta:

Trup i mirë dhe ka disa aftësi në kuzhinë.

Pikat e dobëta:

Bën një zhurmë që nuk ndalohet dot pa blerë copa metalike të shtrenjta.

Si përfundim, jo një model i keq. Priten oferta ose shkëmbime me modele të reja. Pasi e keni blerë, nuk mund ta ktheni më… KURRË!” Për dy ditë, çmimi i ofruar shkoi në 65 000 stërlina, aq sa për një makinë Jaguar.

Po reagimi i gruas? “Doja ta vrisja kur pashë njoftimin. Kolegët qeshnin me të madhe. Më vinte inat se kishte përdorur edhe foto të keqe”.