Biznesi në Kanada ofron punë dhe tokë falas

Biznesi në Kanada ofron punë dhe tokë falas

609
0

Një biznes në Cape Breton, një ishull i vogël kanadez, është ‘përmbytur’ nga mijëra aplikime, pasi pronarët e saj ofruan tokë dhe një punë për këdo që dëshiron të zhvendoset atje.

Pronarët e marketit “Farmer’s Daughter Country Market” në fshatin Whycocomagh, në ishullin Cape Breton, në Nova Scotia, publikuan njoftimin në Facebook në fund të muajit Gusht.

“Ne jemi një biznes i përforcuar në zemrën e Cape Breton, kemi vend punime, tokë dhe potencial, por nuk kemi njerëz”, shkruhet bë njoftim.

Po sipas njoftimit, nëse personi i rekrutuar në punë qëndronte për një periudhë 5-vjeçare në atë punë, atëherë atij i dhurohet toka për të ndërtuar një shtëpi.

Puna është në dispozicion vetëm për ata që tashmë mund të punojnë ligjërisht në Kanada./Syri.net/