Biljana, vajza që kërkon ndihmë për tu operuar në shtyllën kurrizore! Lexoni...

Biljana, vajza që kërkon ndihmë për tu operuar në shtyllën kurrizore! Lexoni historinë e saj dhe shpërndaje të lutem!

1365
0

Biljana Beqiraj është nga Kukësi, por duket se fati e ka ndëshkuar me një sëmundje që kur ka lindur. Ajo ka skolioz me shtrembërim të shtyllës kurrizore, dhe e vetmja shpresë e saj është operacioni që mund të kryehet një nga doctor turk në Spitalin Amerikan. Dhe sigurisht ky operacion kushton 22 mijë euro. Biljana na dërgoi një letër në redaksi, duke na kërkuar ndihmë në publikimin e rastit të saj.

Familja e saj e ka të pamundur të përballoj një operacion të tillë, për shkak të kushteve të vështira ekonomike, por shpresojmë që kësaj vajze të re ti vijmë të gjithë të ndihmë. Për të qenë të sigurtë, por dhe trasparentë ne i kërkuam kartelën mjekësore dhe dokumenta të tjera, të cilat kjo vajzë kurajoze dhe me shpresën se do ja dal, na i dërgoi. Redaksia e “vizion.com.al” do publikoj një pjesë të tyre, si dhe numrin e llogarisë bankare të Biljanës, që kush mundet të kontriboj sadopak për të shpëtuar një jetë, për të ndihmuar këtë vajzë të vazhdojë të jetojë!

Letra e Biljanës

“Duke qenë se arrita të ju shkruaj juve kjo do të thotë se është problem serioz…..jam një goce  nga Kukësi , me aftësi të kufizuara (skolioz me shtrembërim të shtyllës kurrizore )  ……shpresa ime për jetë është shumë e pakët, sepse shtylla është shtrembëruar dhe vazhdon të shtrembërohet dita- ditës duke prekur edhe organet e tjera ……Zoti është i madh… Mbas 20 vitesh po lind një fije shprese sepse operacioni mund të kryhet në Tiranë nga një doktor turk …..Tani vetëm mundësia mungon  ……..Siç është ajo pyetja :”Me mire te dish apo të kesh ?” Këto jane të lidhura midis njëra- tjetrës nëse din mundesh edhe te kesh …….shuma per operacion eshte pak më shumë seç duhet (22mij euro) dhe familija ime nuk eshte ne gjendje aspak per ta paguar sepse mundesia në fshat ashtu eshte ……Prandaj me dore ne zemer nëqoftëse  mundeni te me ndimoni do j’ua dija per nder ….!

Me respekte Biljana Beqiraj!”