Banka në Vlorë e vitit 1850/ Nga Gëzim Llojdia *

Banka në Vlorë e vitit 1850/ Nga Gëzim Llojdia *

1138
0

Fahri Shaska pas një kërkimi shumëvjeçar ka nxjerre nga botimi një libër që paraqet interes për shumë si në fushën historike por edhe në atë të ekonomisë. Historiku i bankave në Shqipëri mbetet disi i mjegullt, por të dhënat historike që sjell Shaska të përqëndrojnë vëmendjen te koha e ngritjes së bankave të para në vend por edhe në qytetin e Vlorës.Autori Shaska shprehet se :Në Londër, nga mezi i sek XIX në vitin 1845 filloi të botohet ALMANAKU I BANKAVE. Ky ishte një vëllim voluminoz që përmbante të dhëna historike, teknike mbi bankat, bursën dhe gjithçka lidhej me to në gjithë botën. Ky studim ka vlera historike dhe teknike, ka vlera për të gjithë ata që punojnë në këtë fushë mbasi jep eksperiencën botërore. Anglia si vend i fuqishëm kolonial, tregtar e detar për të zhvilluar ekonomin e saj kishte nevojë për të dhëna të hollësishme, të sakta për zhvillimet në ekonomin botërore. Për këtë qëllim u bashkuan specialistët e ekonomisë, të financave dhe bankier të grumbullonin të dhëna në këtë fushë. Të dhënat përpunoheshin nga specialistët dhe filluan ti botojnë në një vëllim që u quajt almanaku i bankave kjo u bë traditë dhe ALMANAKU botohej çdo vit. Kemi në dispozicion (biblioteka e familjes Shaska) botimin 91 të tij, e vitit 1935–1936, një vëllim voluminoz me 2400 faqe. Në faqet e këtij Almanaku jepen të dhëna për të tërë shtetet dhe Bankat në gjithë botën. Në faqet e këtij Almanaku natyrshëm jepen të dhëna edhe për Shqipërinë, për bankën e parë që është bankë private, vitin kur u themelua, vendin ku e kishte qendrën, pronarët dhe aktivitetin, kapitalet etj. ALMANAKU na jep shpjegime për bankën shtetërore, ky botim jep të dhëna deri edhe festat e të gjithë shteteve, për kohën kur botohet. Hollësi të tilla na jep puna e këtij ekipi që në këtë vëllim kryesohet nga THOMAS SKINNER. Studimi z Shaska vijonë me informata të tjera si: Të pakta janë bankat e çelura nga kompani dhe familje të pasura para vitit 1845. Bankat e para në këtë vëllim figurojnë në Napoli 1539, Frankfod Main 1586. Por disa shtete si Gjermania, Franca, Spanja, Italia, Belgjika, Amerika etj kanë hapur banka private në vitet 1700 si në Frankfurt të Gjermanisë në 1748, USA Filadelfia 1764, Francë 1774, Spanjë 1776, Belgjikë 1778 etj. Janë më pak se 200 banka për të mbërritur në vitin 1850 kur u hap banka private në Shqipëri. Banka në Shqipëri është nga bankat e vjetra të Evropës. Banka Qendrore Franceze u hap në 18 janar 1800. Bankat Kombëtare të Ballkanit u hapën: Banka Greke me qendër në Athinë 1841, Hungari—Budapest 1839, 1841, 1844, Bullgari– Sofje 1879, Rumani—Bukuresht 1880, Serbi—1883, Zagreb 1895, Shqipëria 1925, Maqedoni 1929 me qendër në Sofje. Janë mijëra banka që ka regjistruar Almanaku dhe Banka private Bezhani është nga më të vjetrat. Kemi pak të dhëna për këtë Bankë, por janë të mjaftueshme për të vërtetuar ekzistencën e kësaj Banke. Banka e parë në Shqipëri u themelua në vitin 1850 në qytetin e Vlorës nga familja Bezhani. Familja Bezhani e njohur si tregtar të fuqishëm në qytet. Por tregtia nuk mund të kishte sukses po të zhvillohej vetëm brenda një qyteti. Porti ishte një mundësi për të zhvilluar tregtinë edhe jashtë qytetit. Familjet tregtare i çonin prodhimet e vendit jashtë shtetit si në Greqi dhe Itali dhe sillnin prej andej materiale ndërtimi, manifaturë etj. Duke u marr me tregti me shtetet e tjerë fitonin eksperiencë dhe kontakte me ekonomi dhe firma të fuqishme nëpërmjet tyre edhe me banka. Bezhanët ranë në kontakt dhe kuptuan se për të shtuar kapitalet e tyre u duhej një bankë. Me kalimin e kohës mendimi për të krijuar një bankë të tyre forcohej. Për të ndihmuar këtë ide filluan të siguronin pasurin e tyre, një dëshmi e tillë është ajo e sigurimit në Trieste të godinë së tyre në lagjen Muradie e cila mbanë datën 1831. Bezhanajt kishin krijuar marrëdhënie me banka në Angli, Athinë, Neë Jork etj .Autori i botimit të vogël për bankat Shaska nxjerr në dritësim të vërteta për familjen Bezhani që njihet si krijuese bankës në qytetin e Vlorës. Mbiemri Bezhani, është e lidhur edhe Banka e 160 vjetëve më parë. Bezhanët e Vlorës sollën me vete mentalitetin e kapitalit të lëvizësh, pasurimin nëpërmjet parasë, tregtisë. Aty nga fillimi i shekullit XIX ndërtuan në lagjen Muradie të Vlorës një shtëpi trekatëshe për banim, e cila është edhe sot pronë e tyre e banon një familje Bezhan. Në lagjen Muradie kishin edhe një fabrikë sapuni. Në fasadën e godine ndodhet një pllakë bronzi ku shkruhet “ASSICURAZIONI GENERALI TRIESTE 1831. Këtë godinë e shoqëruan edhe me të tjera, shtëpi banimi dhe magazina dhe Bezhanët e siguronin kapitalin e tyre në shtetet fqinjë sikundër shihet edhe nga kjo pllakë e cila ndodhet edhe sot në fasadën e kësaj godine. Marrëdhëniet tregtare të kësaj familje me shtetet fqinjë bënë që tu lind ideja dhe dëshira për të hapur një bankë, kjo u realizua kur reformat e Tanzimatit u dhanë më shumë hapësirë tregtarëve. Pra në vitin 1850 u çelë një bankë në Shqipëri që sivjet ka 160 vjetorin e saj. Ndofta e vlente që bankierët tanë, sidomos ata të Bankës së Shqipërisë ta vinin në dukje dhe të bënin një ceremoni me këtë rast, ta shkruajnë edhe në historinë e Bankës Shqiptare. Si gjithmonë janë të huajt ata që na ndihmojnë për historinë tonë, këtë radhë anglezët.Në faqen 716 të almanakut që përmendëm më lart në krye të faqes, për Albania shkruhet P. I. BEZHANI— Valona, Albania. Themeluar—Fillimisht më 1850 Partner—-Pandeli Bezhani Mbajtësi prokurës—Elefter Bezhani Telegramet“Bezhani, Valona.” Kodet ; A.B.C. botimi i 5; privatisht Agjent Londinez—Bank of Athens. Agjent Nju Jorkez—National City Bank of Neë York. Në këtë faqe të Almanakut paraqiten katër Banka Banka private Bezhani 1850.Banka privaten Philandelphia USA 1764.Banka Rumune 1872 Banka Birmingam USA 1887 .Edhe në këtë faqe të Almanakut një bankë është më e vjetër se banka jonë dy të tjerat janë 22 dhe 37 vjet më vonë Do ti kthehemi përsëri këtij botimi por për aktivitetin e bankës kemi edhe një letër që pasardhësi i themeluesve të bankës (Pandeli dhe Elefter Bezhani) Pavllo Bezhani i shkruan në 15/28 nëntor 1908 kunatit të tij Sotir Koles në Aleksandri. Kristo Kolea kish përfaqësinë e Monopolit Francës të duhanit “La Regies Des Tabak” vajza e tij motra e Sotir Koles ishte gruaja e Pavllo Bezhanit. Origjinali i kësaj letre ndodhet në Vlorë në familjen e Z Pavllo Bezhani. Nip i autorit të letrës, emrin e të cilit mban. Sipas pasardhësve të tyre emri i pronarit të bankës është Petro Bezhani , babai i të cilit kish punuar në një bankë në Stamboll. Petrua kish partner Pandelin dhe mbajtës prokure Elefter Bezhanin.Në faqen 1769 Almanaku për Shqipërinë jep degët e Bankës Kombëtare dhe rendit këto: Gjirokastër, Korçë, Durrës, Sarandë, Shkodër, Tiranë dhe për Vlorën dy banka, atë kombëtaren me kapital italian dhe bankën private P I Bezhani nga banka e Athinës. Mjafton kjo që të kuptojmë se kjo Bankë ka pasur aktivitet për një kohë mjaft të gjatë 80—90 vjeçar. Kjo bankë e ka vazhduar aktivitetin e saj edhe kur u krijua banka e Shtetit Shqiptar dhe më vonë deri të paktën në vitin 1935– 1936, që është botuar ky vëllim i Almanakut. Për vlerësimin e këtij vëllimi po i referohem faqes së parë të tij ku thotë se është një listë kualifikuese e bankave kryesore të botës dhe udhëzues për bankierët me postet kryesore të garancive. Në faqen 459 Almanaku na jep hollësi për bankën Kombëtare të viteve 1933—1934. Hollësi për administratën, drejtorët, kapitalet e këtyre dy viteve, degët e të tjera hollësi Banka kombëtare e Shqipërisë – Tirane, Shqipëri .Zyra e Bordit te drejtoreve – 107. Via Torino Rome Itali .Themeluar ne 1925 nga Charter për një periudhe fikse deri ne 50 vjet. DREJTORET Kryetar- E. Anntonio Mosconi.Zv. Kryetar- COMM Federico Brunner .Adresa – “Bancalba ” Codet – Bentley’s .Korrespodentët e Londres – Credito Italiano .Korrespondentet e Neë York – Banka Komensiale Italiane Detyrimeve, 31 Dhjetor 1934- 1935 Kapital i autorizuar 12.500.000-12.500.000 Kapital i paguar 3.837.500-3.837.500 Te rezervuara 400.000-350.000 Shënime ne qarkullim 11.019.258-12.164.662 Lek te paguara kur kërkohen 13.371.999-16.653.780 Fondi i punëve publike Shqiptare 2.699.540-4.466.599 Detyrime te tjera 5.839.795.-5.781.655 Garanton & E 18.913.706-18.764.175 Fitime & humbje 323.171-344.726 Totali… Fr. 56.374.975 – Fr. 62.363.097 Nga dy shtetet më të përshtatshme që ishin pranë Shqipërisë në ato vite u zgjodh Italia dhe Austro-Hungaria. Shqiptari që do të merrej me këtë Bankë. Më i përshtatshmi u zgjodh Xhelal Sharra nga Gjirokastra, i cili kish shërbyer në Turqi si nën drejtor i një banke bujqësore. Nga ana italiane përfaqësues i Banca Commerciale Italiana ishin Pietro Fenolio e Guido Ansbaher. Përfaqësues të grupit bankar austro-hungares Ëienner Bank Verein ishin Karol Pitner dhe Oskar Pollak. Kapitali fillestar u caktua 75 milion franga. Kjo Bankë u quajt Banka e Bujqësisë dhe drejtor i saj u emërua Xhelal Sharra i cili për shkak të angazhimit serioz dhe pasionit të tij në organizimin e Bankës së parë Shtetërore, në Vlorë u njoh me emrin Xhelal Banka. Edhe pas largimit të Ismail Qemalit, drejtori u përpoq ta vazhdonte punën e nisur. Xhelal Sharra (Banka) Drejtori i Bankës së Bujqësisë. Në Qeverinë e Vlorës 1913-1914 Si intelektual dhe financier e vazhdoi aktivitetin tij në qytetin e Vlorës edhe kur Ismail Qemali dhe Qeveria nuk ishin më në Vlorë. Ai botoi një broshurë për të ndihmuar tregtarët dhe qytetarët e Vlorës, si ti kthejnë parat në valutë dhe anasjelltas, si dhe okën me kilogram. (oka ishte mas shumë e përdorur në atë kohë) . Kjo librezë mjaft praktike u botua tre herë, kjo që paraqesim është e treta e vitit 1921. Kartëmonedhat e Bashkisë Vlorë Në vitin 1923–1924 Bashkinë e Vlorë e drejtonte Qazim Kokoshi. Një staf financierësh dhe ekonomistësh mjaft i përgatitur punonin në këtë Bashki, ky staf ambicioz në profesionin e tyre i propozuan Kryetarit të prisnin parat e Bashkisë. Qazim Kokoshi, firmëtar i Pavarsisë dhe i Luftës së Vlorës në 1920 nuk nguroi ta vinte edhe një herë firmën për ta nxjerr edhe një herë Vlorën në krye, por kësaj radhe në lëmin financiar. Me vendimin e datës 11 maj 1924 (si shihet në kartëmonedhë) Bashkia e Vlorës nxori parat e saj që mbajnë firmën e Kryetarit të Bashkisë si dhe të arkëtarit, Në kartë monedhë shkruhet: “sigurohet me pasurin e pa tundshme të bashkisë” Në vitin 1925 Kryetar i Bashkisë u zgjodh Nuredin Bej Vlora. Nip i Ismail beut, që u përpoq të hapte Bankën Shtetërore. Edhe ky e vazhdoi prerjen e kartëmonedhave të Vlorës. Kjo ndodhte kur akoma nuk kish dal kartëmonedha e Shtetit Shqiptarë. Dihet që Banka e Shtetit u themelua në 1925 dhe kartëmonedhat e para dolën në qarkullim në shkurt të vitit 1926. Nuredin Vlora diplomuar në Paris, ishte një nga intelektualët më të përgatitur dhe të njohur të Vlorës. Në kartëmonedhën e këtij viti përveç shkabës dy krenare është edhe portreti i Ismail Qemalit.

*Studiues