Audi zbulon modelin spektakolar A8 (Foto)

Audi zbulon modelin spektakolar A8 (Foto)

520
0

Gjiganti i prodhimit të automjeteve, Audi, i ka zbuluar publikut modelin më të ri A8. Kjo ka ndodhur të mërkurën, gjatë premierës së filmit “Spider-man: Homecoming”, në Hollywood. Audi ka qenë shumë i heshtur në lidhje me publikimin e detajeve të këtij modeli të ri, i cili pritet të debutojë në Samitin Audi, në Barcelonë, më 11 korrik. Në këtë Samit pritet të bëhen të ditura të gjitha risitë që Audi ka sjellë me A8-ën e re. Ky model pritet të “zaptojë” sallonet e automjeteve gjatë vitit të ardhshëm, si një model i vitit 2019.