Artan Hoxha: Si e shpëtova nga arrestimi Saimir Tahirin një vit më...

Artan Hoxha: Si e shpëtova nga arrestimi Saimir Tahirin një vit më parë

492
0

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka qenë në prag të arrestimit dhe një herë tjetër. Dhe është i njëjti prokuror që mund ta bënte atë: Besim Hadarmataj. Ai që po e heton deputetin e Partisë Socialiste edhe në rastin e grupit “Habilaj”.

Ngjarja daton një vit më parë.

Më 15 shtator 2016.

Kur u rrëzua avioni sportiv i drejtuar nga italiani Guido Guidi në grykëderdhjen e lumit Ishëm. Rastin e zbuloi gazetari investigativ Artan Hoxha. “Dyshimet ishin se ky avion kishte ardhur në Shqipëri, së pari për të inauguruar pistën, që një grup narko-trafikantësh kishin arritur ta ndërtonin për trafik lëndësh narkotike. I njëjti grup kishte bërë të njëjtën gjë edhe në një zonë tjetër të Shqipërisë, por në atë rast kishin përdorur atë. Në momentin që ra, nuk u gjet drogë si në rastin e Divjakës, ku u gjet edhe droga, edhe piloti edhe avioni”, – tha gazetari Hoxha për emisionin “Kapital” të Aleksandër Furxhiut në “Vizion Plus”.

 

Hoxha e lidh rastin “Tahiri” me shoqërimin e tij në Prokurori, pikërisht në atë kryeprokurorit Besim Hadarmataj në mesnatë, menjëherë pas një dalje publike të gazetarit në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan.

 

Sipas, Hoxhës, gjithçka erdhi pas një deklarate të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se “gazetari Artan Hoxha është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi dyshohet që të ketë dekonspiruar hetimin e Prokurorisë dhe të ketë marrë informacion nga Ministri Saimir Tahiri dhe Prokuroria e ka shoqëruar për të gjetur provën.

 

Pra, provën në celularët e mi që unë kisha folur me Sajmir Tahirin. Në atë moment unë i them prokurorit: “Zotëri, telefonat e mi janë të fikur, unë ‘kam komunikuar me asnjë media. Ti s’më ke pyetur akoma se për çfarë më ke thirrur. Si është e mundur që Lulzim Basha e di para teje dhe para meje se për çfarë më ke thirrur?!”

 

Hoxhës iu morën nga Prokuroria telefonat celularë.

 

“Ata (Prokuroria) mendonin se shifrat e dhëna nga unë ishin nxjerrë nga deklarimet që po jepte piloti dhe ministri (Tahiri) m’i kishte thënë mua. Nëse ata do ta gjenin këtë në telefonat e mi, menjëherë do të shkonin te Ministri për dekonspirim të hetimeve dhe do ta arrestonin”, – tha gazetari investigativ.