Ambasada ruse në Tiranë vihet në alarm pasi disa diplomatë rrezikojnë të...

Ambasada ruse në Tiranë vihet në alarm pasi disa diplomatë rrezikojnë të shpallen “persona non grata” nga autoritetet shqiptare për aktivitete spiunazhi/ nga Prof.Kristaq Muzaka, Analist gjeopolitik

764
0

Moska është vënë në alarm pasi në disa vende në Europë janë shtuar rastet e dëbimit të punonjësve të ambasadave ruse të lidhura me shërbimet sekrete. Sipas Qendrës së Studimeve Europiane vetëm gjatë vitit 2017 janë evidentuar nga autoritete përkatëse 21 raste dhe janë shpallur persona non grata punonjës të ambasadës ruse në Mal të Zi, Ukrainë, Moldavi, Rumani. Kjo situatë duket se ka përfshirë edhe ambasadën ruse në Tiranë ku për të eliminuar rrezikun e dëbimit të diplomatëve rus ambasadori aktual ka urdhëruar zëvendësimin e 50% të punonjësve të cilët do të zëvendësohen brenda dhjetorit 2017. Të rrezikuar për tu shpallur person non grata janë atashetë kulturore, këshilltarët personal të ambasadorit të lidhur me shoqatat të ndryshme, gazetarë etj që punojnë nën kopërturë për mbledhjen e informacioneve sekrete. Autoritete Rumune deklarojnë  “të padëshirueshëm” shtetasin serb të akuzuar për spiunazh ushtarak. Në datë 15.11.2017 Gykata e Apelit të Bukureshtit ka vendosur deklarimin si person të padëshirueshëm shtetasin serb Bratislav Zivkovic për një periudhe 15 vjecare. Zivkovic tentoi, me metoda të elicitimit ndaj një shtetasi rumun, të merrte informacion rreth Bazës ushtarake me vendndodhje në Jug-Lindje të vendit por u arrit të kapej në kohë nga Autoritet përkatëse. Zivkovic është drejtuesi i Cetnikëve Serb të Pokretës, një organizatë paraushtarake e njohur për orientimet nacionaliste dhe raciste.  Rreth viteve 2014-2015 Zivkovic ka marrë pjesë aktive në konfliktin me Ukrainën duke marrë me vete edhe serbe të tjerë që luftonin pro Rusisë si pjesë e Separatistëve pro ruse. Ai ka udhëtuar shpesh në Rumani gjatë vitit 2017  me detyrën për të mbledhur informacion sekret, rreth bazave ushtarake. Shtetasi serb Zivkovic ka tentuar disa herë të merret informacion nëpërmjet elicitimit të një agjenti policie si dhe të krijonte rrjetin e tij me agjente sekret në territorin rumun.

 

Zivkovic u interesua për sigurimin e informacionit të klasifikuar në lidhje me pikat e dobëta të infrastrukturës së ushtrisë Rumune dhe të aleteve të saj të dislokuar në Jug-Lindje të vendit. Qëllimi kryesor i tij ishte të influenconte, ndikonte në marrëdhëniet e bashkëpunimit midis vendeve të tjera por fatmirësisht ky agjent nuk mundi të ketë akses tek informacionet sekrete.   Sipas medias rumune Zivkovic ka udhëtuar drejt Shqipërisë dhe aktualisht gjendet në Tiranë por nuk përjashtohet mundësia e shpalljes si person non grata edhe nga autoritet shqiptare. Pritet reagimi i ambasadës ruse në Tiranë në lidhje me këto lajme të botuara në mediat prestigjioze por deri më tani rreziku i shpalljes së diplomatëve si persona non grata rëndon rëndë imazhin e diplomacisë ruse në botë dhe në Shqipëri. Mbetet për tu sqaruar se cilët janë diplomatët e ambasadës ruse që rrezikojnë dëbimin nga Shqipëria dhe zëvendësimi i tyre nga Lavrov.