A mund të luftojë vera depresionin?!

A mund të luftojë vera depresionin?!

453
0

Pavarësisht se alkooli konsiderohet si depresant, sipas një studimi të fundit vera mund të lehtësojë problemet e shëndetit mendor. Përbërësit që gjenden tek farat e rrushit përmirësojnë ndjeshëm depresionin, zbuloi një studim. Studiuesit besojnë se këto përbërës funksionojnë duke lehtësuar inflamacionet dhe duke përmirësuar transmetimin e sinjaleve në tru. Ky studim u krye mbi disa kavie laboratori, të cilat për 10 minuta vendoseshin në situata stresante dhe më pas për t’i qetësuar trajtoheshin me polifenol, substancë që gjendet tek farat e rrushit. Studiuesit thanë se zbulimi i këtyre substancave të reja tek farat e rrushit janë një nga mënyrat më efektive për të trajtuar njerëzit që preken nga depresioni dhe ankthi./revsitawho